Policia jep detaje për bombën në Matiçan

Një mjet i dyshimtë për bombë në lagjen Matiçan të Prishtinës ka alarmuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajme

02/03/2017 18:32

(I plotësuar) – ​Një mjet i dyshimtë për bombë në lagjen Matiçan të Prishtinës ka alarmuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Organet e rendit e kanë konfirmuar se në orën 17:30 e kanë gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granat dore.

“Sot në ora 17:34, kemi pranuar nja informate, se në lagjen “Matiqan”, rr.”Muharrem Fejza”, (tek qeshmja e Matiqanit), në cep të rrugës, është gjetur një mjet shpërthyes, qe dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore qe i është përgjigjur thirrjes ne vend ngjarje ka gjetur një granat dore ( të vjetër) të pa shpërthyer. Njësitet e nevojshme policore janë duke u marr me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

…………………………………………….

Lajmi është konfirmuar për portalin lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahemti.

“Rreth orës 17:30 kemi marr informatën për një mjet të dyshuar në Matiçan. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/