Policia jep detaje për arrestimin e Vezir Hazirajt: Duke e pa se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Vezir Hazirajn, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, lidhur me plagosjen e një personi me armë zjarri në fshatin Orroberdë të Istogut. Rasti kishte ndodhur më 7 gusht 2026, rreth orës 20:50, kur Policia ishte njoftuar për një plagosje. Njësitet policore kishin dalë menjëherë në vendin e…

Lajme

15/08/2026 16:38

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Vezir Hazirajn, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, lidhur me plagosjen e një personi me armë zjarri në fshatin Orroberdë të Istogut.

Rasti kishte ndodhur më 7 gusht 2026, rreth orës 20:50, kur Policia ishte njoftuar për një plagosje. Njësitet policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kishin gjetur një person të plagosur nga arma e zjarrit, transmeton lajmi.net.

Viktima ishte dërguar fillimisht për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin ndërmarrë veprime të vazhdueshme për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa me autorizim të prokurorit ishte kërkuar edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Pas tetë ditësh kërkimi, më 15 gusht, Policia zbatoi një plan operativ për kapjen e të dyshuarit, në bashkëpunim me njësitet e nivelit qendror, përfshirë NJSI/FIT, njësinë e vëzhgimit dhe njësi të tjera.

Në aksion, sipas Policisë, rol të rëndësishëm kishte edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), e cila ishte aktive dhe bashkëpunuese gjatë gjithë periudhës së hetimeve.

Policia njofton se i dyshuari, Vezir Haziraj, pasi kishte parë se nuk kishte mundësi të largohej, është dorëzuar. Arrestimi ka kaluar pa incidente.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore.

Komunikata e plotë:

Arrestohet Vezir Haziraj, i dyshuari për veprën penale ‘Vrasje nё Tentativë’

Pejë, 15 gusht 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, më datën 07.08.2026, rreth orës 20:50, është informuar se në fshatin Orroberdё-Istog, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.

Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekёsor.

I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur.

Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarët.

Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës.

I dyshuari Vezir Haziarj, duke e pa se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident./lajmi.net/