Policia jep detaje për aksionin që po zhvillohet Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime, ka dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion policor me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Ky aksion po zhvillohet në tri komuna të vendit, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të…

Lajme

16/07/2025 11:31

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion policor me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ky aksion po zhvillohet në tri komuna të vendit, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani. /Lajmi.net/