Policia jep detaje për aksionin në Veri

Gjatë ditës së djeshme është bërë kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve në Mitrovicë të veriut. Kontrolli është bërë me vendim të Gjykatës themelore në Prishtinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa armë, dokumente, telefona, CD, një tytë e trombllonit, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës, shkruan lajmi.net.…

Lajme

19/01/2024 09:44

Gjatë ditës së djeshme është bërë kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve në Mitrovicë të veriut.

Kontrolli është bërë me vendim të Gjykatës themelore në Prishtinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa armë, dokumente, telefona, CD, një tytë e trombllonit, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë njësitet relevante janë duke u marrë me rastin.

Njoftimi i Policisë:

INCIDENTET KRIMINALEBASHKIM PËR VEPRIMTARI KUNDËR KUSHTETUESE ME QËLLIM TË SULMIT KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Mitrovice Veri – 10-29.12.2022. Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës. Njesitet relevante jane duke u marrur me rastin. /Lajmi.net/