Policia jep detaje për aksidentin në Vragoli: Kamioni humbi drejtimin e doli në anën e kundërt të rrugës

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me një aksident të rëndë të shkaktuar sot në rrugën Prishtinë- Pejë, saktësisht në Vragoli. Policia njoftoi se rreth orës 14:25 një aksident i rëndë trafiku u shkaktu ku dyshohet se drejtuesi i një kamioni me targa vendore humbi drejtimin e mjetit, duke kaluar në anën e kundër…

Lajme

08/09/2025 15:45

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me një aksident të rëndë të shkaktuar sot në rrugën Prishtinë- Pejë, saktësisht në Vragoli.

Policia njoftoi se rreth orës 14:25 një aksident i rëndë trafiku u shkaktu ku dyshohet se drejtuesi i një kamioni me targa vendore humbi drejtimin e mjetit, duke kaluar në anën e kundër të rrugës, ku edhe goditi automjetet e tjera.

”Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Po ashtu zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik.

“Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që ne veçanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”./Lajmi.net/