Policia jep detaje për aksidentin në Drenas ku vdiqën dy persona
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Gllobar të Drenasit, ku janë përfshirë dy automjete.

Lajme
Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, shkruan lajmi.net.
“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar-e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe 3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat të involvuara në aksident është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/