Policia jep detaje për aksidentin mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
Një aksident trafiku është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në autostradë, në kilometrin e 27-të në drejtimin Suharekë–Duhël. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Lajmi.net se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. “Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku…
Lajme
Një aksident trafiku është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në autostradë, në kilometrin e 27-të në drejtimin Suharekë–Duhël.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Lajmi.net se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti./Lajmi.net/