Policia jep detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Pejë – Një person vdiq pasi vetura u përfshi nga zjarri
Një person ka ndërruar jetë dje rreth orës 02:22, në Pejë pas një aksidenti me veturë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksident, derisa kanë thënë se viktima derisa po e drejtonte veturën ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe i njëjti është rrokullisuar dhe përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë dal…

Lajme
Një person ka ndërruar jetë dje rreth orës 02:22, në Pejë pas një aksidenti me veturë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksident, derisa kanë thënë se viktima derisa po e drejtonte veturën ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe i njëjti është rrokullisuar dhe përfshirë nga zjarri.
Në vendngjarje kanë dal Policia, zjarrfikësit dhe mjeku kujdestar që ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Pejë 01.06.2025-02:22. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast është rrokullisur dhe përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore, zjarrfikësit si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e vozitësit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/