Policia jep detaje nga rrahja në Ranillug, u përfshi edhe një zyrtar policor
Dy persona u arrestuan të shtunën në Ranillug për shkak të rrahjes mes veti, njëri prej të cilëve ishte zyrtar policor. Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin. Incidenti ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit, kur njësitet policore kanë marrë informacion se dy individë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë…
Lajme
Dy persona u arrestuan të shtunën në Ranillug për shkak të rrahjes mes veti, njëri prej të cilëve ishte zyrtar policor.
Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit, kur njësitet policore kanë marrë informacion se dy individë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë drejtuar për ndihmë në spital.
Në vendin e ngjarjes, policia ka zbuluar se dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve është pjesëtar i Policisë së Kosovës (PK), kishin pësuar lëndime gjatë një konfrontimi fizik.
Pas ofrimit të tretmanit mjekësor, të dy ata janë intervistuar nga autoritetet, ndërsa më pas, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.
Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
IP ka njoftuar se me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.
“Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij. Ndërsa, hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.