Policia: Ja për çfarë e arrestuam pronarin e Hotel Pallasit

​Policia e Kosovës sot ka arrestuar pronarin e Hotel Pallasit, Idriz Kelmendin.

Lajme

17/09/2015 18:43

Në përgjigjen për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka ka thënë se shkak për arrestimin e Kelmendit ka qenë dyshimi se ka kryer veprën penale Ushtrim i Ndikimit.

“Pas zhvillimit te hetimeve të vazhdueshme Policia, respektivisht Drejtoria e Hetimeve te Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në konsultim me prokurorin përgjegjës, me date 17.09.2015 ne ora 14:00 ka arrestuar personin e dyshuar I.K. me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Ushtrim i Ndikimit.

Ndaj te dyshuarit është caktuar masa e ndalimit nga Prokurori kompetent.”, ka thënë Daut Hoxha/Gazeta express