Policia implementon planin “Autobusi”, shqiptoi 56 gjoba për ndalje në vend të ndaluar e bartje të pasagjerëve më shumë se sa lejohet

Policia e Rajonit të Prishtinës ka vazhduar me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.   Në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 14.04.2025, në koordinim me inspektorët komunal dhe inspektorët e Ministrisë së transportit ka filluar implementimi i planit “Autobusi”.   Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë implementimit të…

Lajme

23/04/2025 13:30

Policia e Rajonit të Prishtinës ka vazhduar me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

 

Në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 14.04.2025, në koordinim me inspektorët komunal dhe inspektorët e Ministrisë së transportit ka filluar implementimi i planit “Autobusi”.

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë implementimit të planit  nga policia janë shqiptuar 56 gjoba , të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave mbi transportin e personave në komunikacionin rrugor, si:

-ndalim në vendin e ndaluar me shenjë të komunikacionit,

-bartja e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet,

-mosrespektimi i intererarit me autobusë brenda qytetit, etj.

 

Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.