Policia ia refuzon Labit kërkesën për protestë, ky është vendimi i këngëtarit
Labinot Tahiri tregon se Policia ia refuzoi kërkesën për protestë.

ShowBiz
Labinot Tahiri gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nesër (e premte) do të organizojë protestë në Ferizaj, shkruan lajmi.net.
Protesta në fjalë do të mbahet për t’i kundërshtuar masat e reja antiCOVID dhe fillon nga ora 11:00.
Përmes postimit të fundit, këngëtari njoftoi se Policia ia ka refuzuar kërkesën për protestë, por pavarësisht kësaj ajo do të mbahet.
Po ashtu, Labi premton se protesta do të jetë me maska e paqësore.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Tê dashur qytetar, kërkesen për protesten që duhet ta mbajm nesër e ka refuzuar stacioni policorê!
Gjithsesi faleminderit që më lajmruan ata nuk kanë faje.
Në rregull, por ne do të dalim aty 30 minuta, me maska, dhe paqesore!
Pra mos harroni nesër ora 11:00 do mbahet protesta përgjegjesia është e madhe, por pa marrë përgjegjesi nuk shohim as dritë e as ardhmeri!
Zoti ju bekoftë??✊???
Labi Kosovë e Shqipërisë!”. /Lajmi.net/