Policia godet krimin e organizuar ndërkombëtar, ekstradohet nga Gjermania një person dhe arrestohet një tjetër

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, duke luftuar krimin ndërkombëtar. Sot, në koordinim me autoritetet gjermane është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar, që po kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar, shkruan lajmi.net. Ai po kërkohej mbi dyshimet për vepra të rënda penale dhe…

Lajme

10/02/2026 22:36

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, duke luftuar krimin ndërkombëtar.

Sot, në koordinim me autoritetet gjermane është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar, që po kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Ai po kërkohej mbi dyshimet për vepra të rënda penale dhe shmangie nga drejtësia.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejme ligjore.

“Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në territorin e vendit një shtetas tjeter të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi u realizua bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian. I dyshuari lidhet me dyshime për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar. Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, ka njoftuar Policia.

Ata kanë thënë se mbeten të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe respektimin e procedurave ligjore vendore dhe ndërkombëtare.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor vazhdon shkëmbimin aktiv të informacioneve me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ky bashkëpunim synon parandalimin, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: