Policia gjermane ndalon të dyshuarin për sulme terroriste
Policia gjermane bëri me dije se mundi të arrestojë një të dyshuar që besohet se po përgatiste një sulm me bombë. Autoritetet gjermane thanë se pas disa orësh kërkime, mundën që të arrestojnë personin në fjalë në qytetin e Lajpcigut.

Bota
“I lodhur por i gëzuar, kemi kapur terroristin mbrëmë në Leipzig” ka thënë policia.
Policia ishte në kërkim të dyshuarit, sirianit Jaber al-Bakr.
Disa qindra gramë eksploziv janë gjetur në pronën e të dyshuarit, kanë thënë hetuesit.
Mediat gjermane bënë me dije se tre persona të tjerë kanë rënë gjithashtu në pranga, pasi dyshohet se kanë pasur lidhje me Jaber al-Bakr dhe mund ta kenë ndihmuar në planin e tij.
Policia gjermane është treguar e kursyer në detaje për shkak të hetimit që vazhdon, por, sipas mediave, i dyshuari ishte në hapat finalë të komplotit të tij terrorist dhe autoritetet nuk mund të prisnin, pasi ai duhej ndalur./ Top Channel