Policia gjen kokainë në vlerë 125 milionë euro, të fshehur brenda ekskavatorit

Policia australiane ka gjetur rreth 384 kilogramë kokainë të fshehur brenda një ekskavatori të dorës së dytë, në një biznes të vogël në Uellsin e Ri Jugor.

Bota

16/07/2019 11:21

Oficerët australianë të Forcave Kufitare e kapën ekskavatorin 20-tonësh nga Afrika e Jugut pas mbërritjes në Australi, duke e ekzaminuar atë me rreze X. Më pas, ata zbuluan lëndën narkotike brenda krahut hidraulik të makinës, raporton ABC, transmeton lajmi.net.

Vlera e drogës theksohet të jetë mbi 120 milionë euro.

Në një operacion të përbashkët midis Forcës Kufitare Australiane, policisë ACT dhe policisë NSW, thuhet se autoritetet kanë dorëzuar kokainën për një substancë inerte dhe e kanë dorëzuar atë në Bungendore.

Ky vlerësohet të jetë operacioni më i madh ndonjëherë i drogës së koordinuar nga policia Forca Kufitare Australiane. /Lajmi.net/