Policia gjen kallashnikov dhe 20 fishekë në veturën e një personi që ishte vetaksidentuar
Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në Drenas, ku ka intervenuar edhe Policia. Gjatë intervenimit në aksident, Policia ka hasur në një armë zjarri AK-47 me 20 fishekë që i dyshuari e kishte brenda veturës. Arma me fishekë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit. “Gllogoc, 28.06.2026 -22:54. I…
Lajme
Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në Drenas, ku ka intervenuar edhe Policia.
Gjatë intervenimit në aksident, Policia ka hasur në një armë zjarri AK-47 me 20 fishekë që i dyshuari e kishte brenda veturës.
Arma me fishekë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
“Gllogoc, 28.06.2026 -22:54. I dyshuari mashkull kosovar ishte vetë aksidentuar, dhe policia gjatë intervenimit në aksident, ka hasur në një armë zjarri AK-47 me 20 fishekë të cilën i dyshuari e kishte brenda veturës. Arma me fishekë është konfiskuar, dhe i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/