Policia gjen kallashnikov, armë të tjera të gjata dhe municion në një depo në Podujevë që ishin planifikuar të dërgoheshin në Gjermani – tre të dyshuarit në arrati
Policia e Kosovës të hënën, në ora 17:30, në një depo në Podujevë ka gjetur dy valixhe. Pas kontrollit të bërë, në valixhe janë gjetur disa armë të gjata, pistoletë dhe municion, transmeton lajmi.net. Sipas raportit, Policia ka marrë informata se këto armë do të dërgoheshin nga tre persona në qytetin e Stuttgartit në Gjermani.…
Lajme
Policia e Kosovës të hënën, në ora 17:30, në një depo në Podujevë ka gjetur dy valixhe.
Pas kontrollit të bërë, në valixhe janë gjetur disa armë të gjata, pistoletë dhe municion, transmeton lajmi.net.
Sipas raportit, Policia ka marrë informata se këto armë do të dërgoheshin nga tre persona në qytetin e Stuttgartit në Gjermani.
Policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo nuk ata nuk janë hasur dhe tashmë janë në kërkim policor.
Raporti i plotë:
IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE
Podujevë / 22.06.2026 – 17:30. Policia gjatë kontrollit në dy valixhe që ishin në një depo ka gjetur dhe sekuestruar: pesë armë të gjata AK47, një armë të gjatë të modelit M12, një armë të gjatë prodhuesit të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë kalibrash të ndryshëm. Lidhur me rastin paraprakisht policia ka marrë informata se tre të dyshuar meshkuj kosovarë ishin organizuar që armët e lartcekura të dërgonin në Shtutgard, Gjermani. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve mirëpo, të dyshuarit nuk janë hasur dhe të njëjtit janë në kërkim të policisë. Rasti në procedurë hetimore./lajmi.net/