Policia gjen drogë tek një i mitur në Fushë Kosovë
Policia ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, ku tek njëri prej tyre, që është i mitur është gjetur drogë. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njëri është liruar, ndërkaq i mituri është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, “Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit te…

Lajme
Policia ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, ku tek njëri prej tyre, që është i mitur është gjetur drogë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njëri është liruar, ndërkaq i mituri është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë,
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit te i mituri është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike me peshë 0.20 gram”.
“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar është liruar, ndërsa i mituri është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.