Policia gjen dhe sekuestron dy zolla , prodhim serb në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, sot rreth orës 14:05 ka pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka…

Lajme

21/07/2025 16:35

Policia e Kosovës, sot rreth orës 14:05 ka pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb.

Policia ka njoftuar se armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.” Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: