Policia gjen dhe konfiskon 75 mijë euro të padeklaruara tek tre burra në Merdarë
Policia e Kosovës gjatë kontrolleve të shtuara në pikëkalimin kufitar në Merdarë ka gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara. “Policia Kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Mobile 7”, me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në…

Lajme
Policia e Kosovës gjatë kontrolleve të shtuara në pikëkalimin kufitar në Merdarë ka gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.
“Policia Kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Mobile 7”, me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të RKS-së, gjatë kontrolleve të shtuara është bërë kontrollimi i automjetit me targa RKS, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell lajmi.net.
Fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara siç bën të ditur policia në njoftimin me shkrim.
Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme./Lajmi.net/