Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik të komunës së Zveçanit. Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 24 janar 2026 rreth orës 09:20, pasi Policia ka pranuar informacione përmes rrugëve operative dhe ka realizuar kontroll në objektin e dyshuar, raporton lajmi.net…

Lajme

24/01/2026 14:05

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik të komunës së Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 24 janar 2026 rreth orës 09:20, pasi Policia ka pranuar informacione përmes rrugëve operative dhe ka realizuar kontroll në objektin e dyshuar, raporton lajmi.net

Gjatë kontrollit janë sekuestruar një armë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike dy tytëshe, dhjetë karikatorë të zbrazët, gjashtë karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 fishekë për pushkë automatike, 14 fishekë për pushkë gjysmë automatike, një rrip për fishekë, dy granata dore M50, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor./Lajmi.net/