Policia gjen armë e municion në një kotec pulash në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka gjetur sot armë e municion në veri të Mitrovicës. Në komunikatë nga policia thuhet se pas informacioneve se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër, përkatësisht tek “Shkëmbi i Dudës” në qytetin e Mitrovicës Veriore.…

Lajme

04/02/2025 19:26

Policia e Kosovës ka gjetur sot armë e municion në veri të Mitrovicës.

Në komunikatë nga policia thuhet se pas informacioneve se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër, përkatësisht tek “Shkëmbi i Dudës” në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar:

Një armë te gjatë – AK-47,

Dy karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek,

Katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës,

Dyzet fishek të armës së gjuetisë,

122 fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë,

Një thikë taktike,

Një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe

Një çantë e zezë.

Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T. i moshës 68-vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në komunikatë.