Policia, Festa e Vidovdanit kaloi e qetë
Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimi për festën serbe të “Vidovdanit”, ka përfunduar pa ndonjë incident që vlen të potencohet.

Lajme
Përmes një njoftimi për media Polica e Kosovës, ka bërë të ditur se pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç edhe kishin ardhur.
Policia e Kosovës është përkujdesur për të mundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë për të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e manifestimit, duke përfshirë edhe qytetarët tjerë të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi”.
Në bazë të të dhënave nga terreni policia ka regjistruar rreth 2500pjesëmarrës – pelegrinë, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës si dhe personalitete të ndryshme duke përfshirë edhe presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç me delegacionin përcjellës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë së Kosovës.