Policia e Trafikut në Prishtinë ndërmerr masa ndaj autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara
Njësia e Trafikut të Policisë së Kosovës në kryeqytet ka intensifikuar kontrollet ndaj autobusëve që devijojnë nga rregullat e qarkullimit, duke mos respektuar ndalesat në stacionet e përcaktuara. Sipas Policisë, veprimet po ndërmerren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, shmangies së rreziqeve për udhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Gjatë këtyre kontrolleve…

Lajme
Njësia e Trafikut të Policisë së Kosovës në kryeqytet ka intensifikuar kontrollet ndaj autobusëve që devijojnë nga rregullat e qarkullimit, duke mos respektuar ndalesat në stacionet e përcaktuara.
Sipas Policisë, veprimet po ndërmerren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, shmangies së rreziqeve për udhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptuar gjoba dhe janë ndërmarrë masa ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat në fjalë, transmeton lajmi.net.
“Apelojmë te të gjithë shoferët e autobusëve që të ndalen vetëm në vendet e caktuara për ndalesë, të respektojnë ligjin dhe të tregojnë kujdes të shtuar për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në zbatimin e ligjit dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./lajmi.net/