Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së

11:25 | 2 Gusht 2020

Policia e Shqipërisë në bazë të flet-arresteve të Serbisë në INTERPOL ka ndaluar një veteran të ish-UÇK-së.

Veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati, nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë, pasi që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL.

Kështu ka shkruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka theksuar se nga burimet që kanë marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/