Policia e shpalli në kërkim, Stresi zotohet se do të marrë pjesë edhe sonte në protestë

Stresi ka njoftuar se edhe sot (e enjte) do t'iu bashkohet protestuesve në Tiranë.

ShowBiz

10/12/2020 17:45

Pas protestës së djeshme (e mërkurë), e cila u zhvillua në Tiranë, Policia e Shqipërisë e shpalli në kërkim reperin Arkimed Lushaj (Stresi), shkruan lajmi.net.

Lidhur me protestën e djeshme janë arrestuar disa persona, ndërsa disa të tjerë, mes tyre edhe Stresi, u shpallën në kërkim nga Policia.

Por, pavarësisht asaj se po kërkohet nga Policia, Stresi me anë të një videoje në Instagram, njoftoi se edhe sot do të protestojë, derisa dikush të japë dorëheqje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

“Sot si dje ne Oren 18:00 deri sa dikush te jap dorheqje ose …! aty JEMI dhe sonte ??? #UnJamklodiani”, shkruan reperi. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)