Policia e Serbisë thotë se ka kapur në territorin e saj 4 mijë pako cigare me banderola të Kosovës

Policia e Serbisë ka deklaruar se në Shabac ka konfiskutar 4 mijë pako me banderola të Kosovës, nga 19 mijë sa ka qenë konfiskimi i përgjithshëm. Siç raporton mediumi “kossev”, cigaret janë gjetur gjatë kontrollit të dy kamionëve, të cilët ishin drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica. Policia…

Lajme

15/09/2024 23:21

Policia e Serbisë ka deklaruar se në Shabac ka konfiskutar 4 mijë pako me banderola të Kosovës, nga 19 mijë sa ka qenë konfiskimi i përgjithshëm.

Siç raporton mediumi “kossev”, cigaret janë gjetur gjatë kontrollit të dy kamionëve, të cilët ishin drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica.

Policia e Serbisë thotë se ka kapur në territorin e saj 4 mijë pako cigare me banderola të Kosovës

Policia e Serbisë ka deklaruar se në Shabac ka konfiskutar 4 mijë pako me banderola të Kosovës, nga 19 mijë sa ka qenë konfiskimi i përgjithshëm.

Siç raporton mediumi “kossev”, cigaret janë gjetur gjatë kontrollit të dy kamionëve, të cilët ishin drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica.

“Policia ka gjetur 4,000 pako cigare me markat e akcizës të Kosovës dhe 15,170 pako pa markat e akcizës“, ka njoftuar  Ministria e Brendshme e Serbisë.

Vlera e tregut e cigareve të konfiskuara, për të cilat të dyshuarit nuk kishin prova për origjinën dhe blerjen e tyre, është më shumë se 6,500,000 dinarë.

Siç njofton mediumi të dyshuarve u është caktuar ndalim deri në 48 orë dhe dyshohen për veprën e “trafikimit të ndaluar të produkteve të akcizës“.