Policia e rajonit të Ferizajt shqipton 369 gjoba brenda 24 orëve, raportohen 10 aksidente trafiku

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Aksionet janë zhvilluar nga njësitet policore të stacioneve në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, transmeton lajmi.net. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 10 aksidente trafiku. Prej tyre, dy aksidente kanë përfunduar…

Lajme

31/07/2026 09:12

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Aksionet janë zhvilluar nga njësitet policore të stacioneve në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, transmeton lajmi.net.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 10 aksidente trafiku. Prej tyre, dy aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar dy persona, ndërsa tetë të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Raporti i plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt vazhdon me aktivitetet në terren për siguri më të madhe në komunikacion
Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt, që përfshinë stacionet: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 10 aksident trafiku, prej tyre: 2 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 2 persona dhe 8 aksidente me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 369 gjoba për kundërvajtje.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë./lajmi.net/