Policia e rajonit të Ferizajt javën e kaluar shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, pezulloi 39 patentë shoferë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 772 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 39 patentë shoferë. Po ashtu janë regjistruar 51 aksidente trafiku, ku janë lënduar 29 persona. “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek…

Lajme
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 772 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 39 patentë shoferë.
Po ashtu janë regjistruar 51 aksidente trafiku, ku janë lënduar 29 persona.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor- Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”