Policia e Prokuroria me aksion në Prishtinë- kundër fajdes e shpërlarjes së parave
Një aksion i gjerë policor në bashkëpunim me Prokurorinë po realizohet në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani deklaroi se me autorizim të Prokurorisë Speciale është realizuar një operacion policor në Prishtinë, duke zbatuar urdhër-kontroll të gjykatës në vendbanime të personave të dyshuar. Operacioni policor është realizuar nën…

Lajme
Një aksion i gjerë policor në bashkëpunim me Prokurorinë po realizohet në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani deklaroi se me autorizim të Prokurorisë Speciale është realizuar një operacion policor në Prishtinë, duke zbatuar urdhër-kontroll të gjykatës në vendbanime të personave të dyshuar.
Operacioni policor është realizuar nën dyshimin për veprat penale: Fajde dhe shpërlaje e parave, raporton lajmi.net.
”Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.
Përpos aksionit në Prishtinë, një operacion tjetër policor po realizohet edhe në disa komuna të tjera.
Operacioni u konfirmua nga Prokuroria në Pejë, derisa nuk janë dhënë detaje shtesë për në komunat e tjera./Lajmi.net/