Policia e Mitrovicës së Jugut nis fushatë vetëdijësuese për mbrojtjen e fëmijëve në trafik
Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka zhvilluar gjatë kësaj jave një fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e mjeteve, me fokus në parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e fëmijëve në trafik. Zyrtarët policorë kanë shpërndarë fletushka informuese me moton “Kujdes – Mos rrezikoni jetën e fëmijës tuaj”, duke këshilluar shoferët për rëndësinë e…

Lajme
Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka zhvilluar gjatë kësaj jave një fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e mjeteve, me fokus në parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e fëmijëve në trafik.
Zyrtarët policorë kanë shpërndarë fletushka informuese me moton “Kujdes – Mos rrezikoni jetën e fëmijës tuaj”, duke këshilluar shoferët për rëndësinë e përdorimit të ulëseve të posaçme për fëmijë në automjete.
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë e fëmijëve si një nga kategoritë më të ndjeshme të pjesëmarrësve në trafik.
Policia ka njoftuar se aktivitete të tilla vetëdijësuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të garantuar siguri të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.