Policia e Madridit identifikon disa persona – U maskuan si pjesëtarë sigurimi për vjedhje të biletave

Policia e Madridit është treguar shumë e vëmendshme duke parandaluar një aksion që do të mund ta dëmtonte rëndë finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

01/06/2019 20:14

Autoritetet spanjolle kanë identifikuar disa persona të cilët janë maskuar si pjesëtarë të sigurimit, për të vjedhur bileta për finalen e madhe, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 100 mijë tifozë kanë zbritur në Madrid, për të parë nga afër ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të kërkojnë bileta ‘në të zezën’, pasi UEFA ka ndarë vetëm nga 16 mijë bileta për secilën skuadër, për një stadium që ka kapacitet prej 67 mijë ulëseve.

Shumë tifozë kanë mundur ta pësojnë keq nga disa persona që tentuan të maskohen si pjesëtar sigurimi, për të marrë bileta për finalen, por policia e Madridit ishte e vëmendshme.

Ndeshja për të cilën janë marrë këto masa konsiderohet si më e rëndësishmja e sezonit, pasi Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze në Evropë.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 21:00, ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpool. /Lajmi.net/