Policia e Kosovës shpëton dy të moshuar gjatë vërshimeve në Gjilan

Më 18 nëntor 2025, reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshime në qytetin e Gjilanit, duke krijuar situata të rrezikshme për banorët. Policia e Kosovës njofton se njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë reaguar menjëherë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur, raporton lajmi.net Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë arritën të shpëtojnë dy…

Lajme

19/11/2025 23:39

Më 18 nëntor 2025, reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshime në qytetin e Gjilanit, duke krijuar situata të rrezikshme për banorët.

Policia e Kosovës njofton se njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë reaguar menjëherë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur, raporton lajmi.net

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë arritën të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të tyre, u shmangën pasojat e rënda dhe u sigurua shpëtimi i dy jetëve njerëzore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka deklaruar se mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve në çdo situatë të jashtëzakonshme, duke mbrojtur jetën dhe pasurinë e tyre me përgjegjësi dhe kujdes sa herë që paraqitet nevoja./Lajmi.net/