Policia e Kosovës shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë, në Ferizaj
Policia e Kosovës është përkujdesur që t’iu dal në ndihmë disa familjeve në nevojë, në qytetin e Ferizajt. Stacioni policor në Ferizaj në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale ka shpërndarë 16 pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë. Çdo pako ka pasur një vlerë prej 140 eurosh,…

Lajme
Policia e Kosovës është përkujdesur që t’iu dal në ndihmë disa familjeve në nevojë, në qytetin e Ferizajt.
Stacioni policor në Ferizaj në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale ka shpërndarë 16 pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë. Çdo pako ka pasur një vlerë prej 140 eurosh, transmeton lajmi.net
Në postimin e bërë, Policia e Kosovës ndër të tjera tha se ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit.
Postimi i plotë:
Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
Stacioni policor në Ferizaj në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale ka shpërndarë 16 pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë. Çdo pako ka pasur një vlerë prej 140 eurosh.
Këto pako janë siguruar nga të hyrat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, minimaratonë kjo e mbajtur më 12 qershor 2025, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuan në sigurimin e këtyre pakove ushqimore për familjet në nevojë./lajmi.net/