Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin, Sindikata: Mirënjohje për ata që ruajnë rendin dhe sigurinë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. Në urimin e saj, Sindikata ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të Policisë në përmbushjen e misionit dhe përgjegjësive të tyre në shërbim të qytetarëve dhe vendit. “Përkushtimi i…

Lajme

06/09/2026 08:42

Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Në urimin e saj, Sindikata ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të Policisë në përmbushjen e misionit dhe përgjegjësive të tyre në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Përkushtimi i tyre i palëkundur në përmbushjen e vizionit, misionit dhe vlerave të Policisë së Kosovës përbën një shembull të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj shërbimit, rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në urimin e Sindikatës.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë punonjësit, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Me respekt dhe mirënjohje, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në fund të urimit.