Policia e Kosovës sekuestron armë, municion e pajisje ushtarake në veri të vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e armëve, municionit dhe pajisjeve ushtarake në Leposaviq. Policia bëri të ditur se në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht në stacionin policor në Leposaviq, për dy ditë radhazi janë iniciuar dy raste për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i autorizuar i armëve”, transmeton lajmi.net. Po ashtu…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e armëve, municionit dhe pajisjeve ushtarake në Leposaviq.
Policia bëri të ditur se në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht në stacionin policor në Leposaviq, për dy ditë radhazi janë iniciuar dy raste për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i autorizuar i armëve”, transmeton lajmi.net.
Po ashtu u theksua se nga këto raste aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.
Njoftimi:
Rasti I
Me datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) armë gjuetie,
1 (një) karabinë,
1 (një) armë të llojit AK-47,
240 (dyqind e dyzet) fishekë,
1 (një) palë dylbi.
Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe:
1 (një) pushkë ajrore,
mekanizëm për barut,
1 (një) thikë ushtarake,
1 (një) frotroll për revole.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.
Rasti II
Me datë 20.12.2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) pushkë gjuetie,
1 (një) pushkë gjysmë automatike,
1 (një) bombë dore,
2 (dy) tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim./Lajmi.net/