Policia e Kosovës qëndron tek zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë, shtohen vazhdimisht patrullat
Policia e Kosovës, po qëndron tek zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Gazetarja e lajmi.net që po raporton nga atje, Fjollë Hyseni ka thënë se aty po shtohen vazhdimisht patrullat. Bazuar në rezultatet e EXIT-polleve, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka dal i dyti, e gjithashtu ai vazhdon të mbetet i…
Lajme
Policia e Kosovës, po qëndron tek zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Gazetarja e lajmi.net që po raporton nga atje, Fjollë Hyseni ka thënë se aty po shtohen vazhdimisht patrullat.
Bazuar në rezultatet e EXIT-polleve, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka dal i dyti, e gjithashtu ai vazhdon të mbetet i dyti edhe nga publikimi i rezultateve të 32,84% të vendvotimeve.
Nga këto të dhëna të publikuara nga KQZ, Përparim Rama i LDK-së është i pari me 51,02% ndërsa Hajrulla Çeku 49,98%. /Lajmi.net/


