Policia e Kosovës pranon donacion nga ambasada gjermane në vlerë prej afro 300 mijë euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht departamenti për kufinjë ka pranuar donacion nga Gjermania e cila iu dhurua përmes ambasadës gjermane në vlerë prej 298 mijë e 900 euro. Për të shënuar këtë donacion u realizua një ceremoni e dorëzim-pranimit të mjeteve, ku dorëzimi i pajisjeve u bë nga ambasadori gjerman në Kosovë z. Jorn Rohde ,…

Lajme

17/12/2024 19:08

Policia e Kosovës, gjegjësisht departamenti për kufinjë ka pranuar donacion nga Gjermania e cila iu dhurua përmes ambasadës gjermane në vlerë prej 298 mijë e 900 euro.

Për të shënuar këtë donacion u realizua një ceremoni e dorëzim-pranimit të mjeteve, ku dorëzimi i pajisjeve u bë nga ambasadori gjerman në Kosovë z. Jorn Rohde , kurse pajisjet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend HOXHA.

Prezent në ceremoni ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i Departamentit për Kufi z. Fehmi Xhata.

“Rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruar nga Gjermania, të pranishmit mbajtën nga një fjalë rasti, ku nga ana jonë u falënderua shteti gjerman për mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovë si në trajnime ashtu edhe në ofrim të pajisjeve për PK-në.
Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi:
10 vetura Dacia, vlera 19,880.00€
10 Skaner për dokumente, vlera 23,000.00€
1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, vlera 40,500.00€ dhe
12 Kamera Termike, vlera 36,600.00€”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

 

Postimi i plotë i Policisë: