Policia e Kosovës përdor sprejin ndaj disa qytetarëve serbë që po pengonin një arrestim në veri
Një situatë tensioni u shënua sonte në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës përdori sprej irritues ndaj disa qytetarëve serbë që po tentonin të pengonin arrestimin e një personi të dyshuar. Sipas informacioneve fillestare, policia ishte në një operacion për arrestimin e një qytetari, kur një grup serbësh u mblodhën në vendin e ngjarjes…

Lajme
Një situatë tensioni u shënua sonte në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës përdori sprej irritues ndaj disa qytetarëve serbë që po tentonin të pengonin arrestimin e një personi të dyshuar.
Sipas informacioneve fillestare, policia ishte në një operacion për arrestimin e një qytetari, kur një grup serbësh u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe tentuan të ndërhyjnë në veprimet e zyrtarëve policorë.
Për të shpërndarë turmën dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, policia ka përdorur sprej si masë parandaluese.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme rreth personit të arrestuar apo arsyeve ligjore të këtij veprimi.