“Policia e Kosovës në përmbushje të misionit të saj” – Sveçla dhe Krasniqi me fotografi nga veriu, shohin kamionët duke punuar

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga veriu bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Në fotografi shihen kamionë e bagerë duke punuar, derisa Sveçla ka thënë se Policia e ka mbështetjen e tyre të plotë. “Në veri të Republikës punët vazhdojnë. Policia e…

Lajme

13/05/2025 16:31

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga veriu bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në fotografi shihen kamionë e bagerë duke punuar, derisa Sveçla ka thënë se Policia e ka mbështetjen e tyre të plotë.

“Në veri të Republikës punët vazhdojnë. Policia e Kosovës në përmbushje të misionit të saj ka mbështetjen tonë plotë.”