Policia e Kosovës mohon se KFOR-i kërkoi largimin e veturës zyrtare të saj nga Ura e Ibrit

Policia e Kosovës ka mohuar se një pjesëtar italian i KFOR-it, u ka kërkuar ta largojnë veturën zyrtare të saj nga Ura e Ibrit. Në një video të siguruar nga Indeksonline, mund të shihet momenti i ngjarjes. Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës po qëndrojnë edhe policia e Kosovës siç shihet…

Lajme

04/09/2024 13:54

Policia e Kosovës ka mohuar se një pjesëtar italian i KFOR-it, u ka kërkuar ta largojnë veturën zyrtare të saj nga Ura e Ibrit.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, mund të shihet momenti i ngjarjes.

Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës po qëndrojnë edhe policia e Kosovës siç shihet në pamje.

Ndërkaq, në konfirmimin për Lajmi.net, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk ka kesi rasti te policia e veriut”, ka thënë Elshani. /Lajmi.net/