​Policia e Kosovës me plan operativ për garantimin e sigurisë gjatë votimit për balotazh

Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ policor mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve në aspektin e sigurisë në 18 komuna më 9 nëntor. Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor gjatë procesit të balotazhit, angazhimi dhe garantimi i sigurisë, transporti nën përcjellje dhe siguri të Policisë së Kosovës të materialit sensitiv e deri…

Lajme

07/11/2025 16:01

Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ policor mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve në aspektin e sigurisë në 18 komuna më 9 nëntor.

Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor gjatë procesit të balotazhit, angazhimi dhe garantimi i sigurisë, transporti nën përcjellje dhe siguri të Policisë së Kosovës të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë balotazhit.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët she mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas balotazhit.

Policia iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që për çdo informacion, apo çështje që ndërlidhet me aspektin e sigurisë të njoftojnë institucionet kompetente dhe Policinë e Kosovës, përmes linjës fikse dhe mobile 192 ose në adresën elektronike [email protected] stacionet më të afërta policore.