Policia e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në Pejë, dy persona në procedura penale

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore dhe Njësitin Anti-Kontrabandë të Doganave,  ka njoftuar se ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe një shtëpi banimi në Pejë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Kontrabandimi i mallrave”. Kontrolli është kryer në zbatim të urdhrave të…

Lajme

01/04/2026 17:14

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore dhe Njësitin Anti-Kontrabandë të Doganave,  ka njoftuar se ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe një shtëpi banimi në Pejë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Kontrabandimi i mallrave”. Kontrolli është kryer në zbatim të urdhrave të Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit në subjektin afarist janë konfiskuar:

684 cigare elektrike,

1400 gram duhan i grirë,

94 shije për cigare elektrike,

1016 filtra për cigare elektrike,

8 kilogram shije për shisha,

6675 cigare të llojeve të ndryshme, dhe

94 cigare PURO.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar:

38,200 cigare të kontrabanduara,

36,200 filtra për cigare elektrike,

853 filtra për shishë elektrike.

Sipas vlerësimit preliminar të Doganës, vlera e mallrave të konfiskuara arrin rreth 30,000 euro.

Me vendim të prokurorit kujdestar, dy personat e dyshuar do të procedohen me kallëzim penal dhe do të ndiqen procedurat e tjera ligjore të parapara për raste të tilla. /Lajmi.net/