Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për mashtrim dhe krime kibernetike
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka lëshuar një kërkesë publike për ndihmë në lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale të natyrës kibernetike dhe mashtrimi. I dyshuari është Driton Sokoli, i lindur më 25 mars 1979 në Vushtrri, me emër të babait Salih. Ai kërkohet…

Lajme
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka lëshuar një kërkesë publike për ndihmë në lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale të natyrës kibernetike dhe mashtrimi.
I dyshuari është Driton Sokoli, i lindur më 25 mars 1979 në Vushtrri, me emër të babait Salih.
Ai kërkohet në lidhje me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria Themelore në Gjilan, dhe dyshohet për përfshirje në veprat penale në vijim:
-
Mashtrim – Neni 323 i Kodit Penal
-
Hyrje e paautorizuar kompjuterike – Neni 277/D
-
Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve – Neni 277/H
Policia ka publikuar identitetin dhe fotografinë e të dyshuarit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë organet e rendit, transmeton lajmi.net
Njoftimi i plotë:
Person në kërkim
Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Kategoria e veprës penale:
Neni 323 – Mashtrim
Neni 277/D – Hyrja e paautorizuar kompjuterike
Neni 277/H – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve
Përshkrimi:
Emri: Driton
Mbiemri: Sokoli
Emri i babait: Salih
Vendi i lindjes: Vushtrri
Datëlindja: 25.03.1979
Komuna: Vushtrri
Pesha: /
Gjatësia: /
Ngjyra e flokëve: /
Ngjyra e syve: /
Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të fotografuar (foto e bashkangjitur) të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në adresën elektronike [email protected], ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./lajmi.net/