Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Ferizaj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim të identifikimit, gjetjes së vendndodhjes dhe kapjes së një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I njëjti dyshohet se më 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer…

Lajme

22/10/2024 13:40

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Ferizaj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim të identifikimit, gjetjes së vendndodhjes dhe kapjes së një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I njëjti dyshohet se më 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar,  i cili dyshohet se më 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave”,– thuhet në njoftimin e policisë./Lajmi.net