Policia e Kosovës kap të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjermania
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “tentativë vrasjeje me dashje”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar më 13 qershor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “tentativë vrasjeje me dashje”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar më 13 qershor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“I njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane. Kërkohej për veprën penale ‘Tentativë vrasjeje me dashje’, vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal Gjerman”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. /Lajmi.net/