​Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i përfunduan stërvitjen “Shpata e Artë 2024”

Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë përfunduar të martën stërvitjen “Shpata e Artë 2024”. Sipas një komunikate të lëshuar nga KFOR-i stërvitja demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarëve të…

Lajme

08/05/2024 09:59

Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë përfunduar të martën stërvitjen “Shpata e Artë 2024”.

Sipas një komunikate të lëshuar nga KFOR-i stërvitja demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarëve të ndryshëm të sigurisë.

“Përfundimi i stërvitjes “Shpata e Artë 2024” paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tre entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën. Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore. Angazhimi ynë për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur. Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.