Policia e Kosovës e arreston një sirian, i dyshuar për vrasjen e ndodhur para dy viteve
Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ka arrestuar të dyshuarin shtetas sirian mbi dyshimet se i njëjti në vitin 2022 ka privuar nga jeta shtetasin irakian, 31 vjeçar. Vepra penale është cilësuar si “Vrasje e rëndë”. “Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të…
Lajme
Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ka arrestuar të dyshuarin shtetas sirian mbi dyshimet se i njëjti në vitin 2022 ka privuar nga jeta shtetasin irakian, 31 vjeçar.
Vepra penale është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
“Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas Sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore.
“I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje”,njofton tutje policia.
Të gjitha veprimet janë ndërmarr ne koordinim me prokurorin e shtetit, i cili dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë./Lajmi.net