Policia e Kosovës arreston serbin e dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshimtë në veri të Mitrovicës. Arrestimi i tij është konfirmuar edhe nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani bëri të ditur se Policia e rajonit të veriut ka asistuar tek Njësia e Krimeve të Rënda në arrestimin e të dyshuarit. I…

Lajme

15/11/2024 13:55

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshimtë në veri të Mitrovicës.

Arrestimi i tij është konfirmuar edhe nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se Policia e rajonit të veriut ka asistuar tek Njësia e Krimeve të Rënda në arrestimin e të dyshuarit.

I arrestuari në këtë rast dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan, raporton lajmi.net.

Në këto trazira ishin lënduar 93 ushtarë të KFOR-it.

“Rreth orës 11:00 kemi asistu Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. Dyshohet për rastin e 29 Majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, tha Elshani./Lajmi.net/