Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar në Prishtinë- kap mbi 2 kg kokainë dhe mijëra euro para të gatshme

Policia e Kosovës, më saktë Njësia për Reagim të Shpejtë në Prishtinë gjatë një pike të rregullt kontrolli ka ndaluar një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull shtetas i huaj. Njësia e lartcekur policore gjatë zbatimit të autorizimeve të saj, pasi ka kërkuar realizimin e një kontrolli…

Lajme

22/10/2025 08:32

Policia e Kosovës, më saktë Njësia për Reagim të Shpejtë në Prishtinë gjatë një pike të rregullt kontrolli ka ndaluar një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull shtetas i huaj.

Njësia e lartcekur policore gjatë zbatimit të autorizimeve të saj, pasi ka kërkuar realizimin e një kontrolli rutinor, i dyshuar mashkull shtetas i huaj ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo si rezultat i reagimit profesional policor i njëjti është ndaluar nga njësia policore, transmeton lajmi.net.

I dyshuari gjatë tërë kohës ka rezistuar në mënyrë agresive duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe tek i njëjti gjatë arrestimit janë gjetur dy paketime të mbështjella të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë pesha e përgjithshme e së cilës arrin rreth 2270.6 gramë (2 kilogramë e 270.6 gramë).

Përveç substancës së dyshuar narkotike pas kontrollit tek të dyshuarit në vendngjarje janë gjetur edhe:

  • para të gatshme 12550 euro,
  • para të gatshme 1000 euro,
  • një telefon mobil.

Lidhur me rastin në vendngjarje ka dalë edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë si dhe është njoftuar edhe prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është kryer kontroll edhe tek shtëpia e të dyshuarit shtetas kosovar mirëpo nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/